×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Pikëllimi i netëve kosovare”, piktura e Edi Ramës e realizuar më 1989-tën

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 22:14

    Është e rrallë edhe për kohën kur u krijua, por edhe për moshën 25-vjeçare të autorit.


    Kjo pikturë ka qenë pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe mësojmë se mes pikturave më të mira është zgjedhur në vitin 1989 kjo vepër kushtuar dramës kosovare, e cila mban titullin “Pikëllimi i netëve kosovare”.

    Për veprën me natyrë kubiste, me portrete shkëmbore malësorësh, pasqyruar me ngjyra kafe, me pak të kuqe përzier me okër, organizatorët e ekspozitës së asaj kohe shprehen se Edi Rama është frymëzuar nga çështja kosovare dhe në thelb është vrasja dhe çasti i varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982).

    Pas kësaj tragjedie ngjarjet për lirinë e Kosovës marrin përmasa të mëdha të cilat kulmojnë me disfatën dhe pikëllimin e madh, kur në ‘89-n Milloshivici i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë. Ka qenë koha e grevave dhe ndërprerjeve të punës në atë vit që Edi Rama ia ka kushtuar veprën Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!