×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti mes veturës e motoçikletës: Shkon në dy numri i viktimave

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 22:45

    Ka shkuar në dy numri i viktimave në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çërrik, ku u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë.


    Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, shtetasi me iniciale F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë, ka ndërruar jetë pak orë pas aksidentit.

    Kurse drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me iniciale E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, ndërroi jetë në vendngjarje.

    Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Audi”, 25 vjeçarin me iniciale A.Sh., për veprime të mëtejshme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!