×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina del nga rruga, ndërron jetë 28-vjeçari

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 8:35

    Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier – Lushenj.


    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolonjë.

    Policia njoftoi se shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

    Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!