Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha, ka thënë se Shqipëria me “Mini-Shengen”, po e izolon Kosovën.
Ish-ambasadori, Mal Berisha ka folur për “Mini-Shengenin” që u mbajt në Tiranë.
Berisha theksoi se ky është një deviacion i dukshëm i asaj që quhet demokraci.
Ndërkohë në një lidhje nga Prishtina, gazetarja Blerta Dalloshi raporton reagimet për Mini – Shengenin Ballkanik.
“Pala kosovare ka kërkuar që të mos mbahet Samiti. Pas mbajtjes së takimit nuk ka pasur shumë reagime nga politikanët, por më shumë nga shoqëria, të cilët e kanë quajtur si thikë pas shpine. Kosova nuk ka nevojë për këtë “Mini-Shengen”. Në bisedimet Kosovë Serbi ka pasur shumë marrëveshje që nuk po zbatohen nga Serbia ndaj edhe kjo konsiderohet si hile e Serbisë në të cilën ka rënë pre Shqipëria”, raportoi gazetarja e abcnews.al.
Më tej Berisha shprehet se kjo të çon në dyshime serioze.
Njerëzit kanë plotësisht të drejtë të jenë të shqetësuar për fatin e kombit. Ky ç’izolim që po i bëhet Serbisë me promotor Tiranën nuk është gjë tjetër vetëm një izolim që i bëhet Kosovës. Përse duhet me kaq nxitim të bëhet Shengeni kur Kosova është ende duke formuar qeverinë”, theksoi Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.