×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Pacollit paraqet dokumente për vrasjet e serbëve gjatë luftës në Kosovë: Nuk kanë rehati nga ne

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 10:47

    Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë – Behgjet Pacollit, ka paraqitur dokumentet ku Ljubiša Diković kishte kryer krime gjatë luftës në Kosovë.


    Mirëpo, Zyberaj ka ngritur një dilem duke thënë se pse Gjykata e Hagës nuk e ndoqi Dikoviqin, për ta trajtuar këtë rast të vrasjeve makabre.

    “Gjithsej 1,024 fëmijë u vranë në luftën e Kosovës, dhe 109 janë ende të humbur. Një nga mizoritë më të këqija të kryera nga ushtria serbe ndaj fëmijëve në Kosovë është masakra e Celines”, ka thënë ndër të tjera Zyberaj.

    Në këto dokumente të publikuara nga Zyberaj, shihet teksa Vuçiq dekoron Dikoviqin, që sipas Zyberajt ai është vrasës dhe i ka duart e lyera me gjak të fëmijëve shqiptarë.

     

    Postimi i plotë i Zyberajt: 

    Gjithsej 1,024 fëmijë u vranë në luftën e Kosovës, dhe 109 janë ende të humbur. Një nga mizoritë më të këqija të kryera nga ushtria serbe ndaj fëmijëve në Kosovë është masakra e Celines. Për armaten serbe nën komandën e
    Ljubiša Diković i cili kreu këto krime të tmerrshme nuk kishte kufi moshe për krimet e tyre, të gjithë ata që ishin shqiptar ishin për t’u vrarë dhe masakruar, përfshirë fëmijët e pafajshëm. Këto dokumente këtu tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ljubiša Diković në masakra dhe vrasje. Pyetja është pse nuk e ndoqi Gjykatën e Hagës Dikoviqin, pse Dhomat e Specializuara nuk po e trajtojnë këtë rast të vrasjeve të fëmijëve. Një padrejtësi e tmerrshme po bëhet nga drejtësia ndërkombëtare për të fshehur krimet e Serbisë në Kosovë dhe tentim për rishkrimin e historisë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë.
    Ndërsa Vuçiq dekoron një vrasës masiv, i cili ka duart e tij me gjak të fëmijëve shqiptarë, ne do ta kujtojmë atë dhe të gjithë ata që duan të fshehin krimet e Serbisë në Kosovë, se drejtësia do të ndjek të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në Kosovë. Nuk kanë rehati nga ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!