Më datën 12 të këtij muaji, Albin Kurti dukej shumë në disponim për arritjen e shpejtë të një marrëveshje koalicioni qeverises me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dy javë nga ajo kohë nuk ka ende asgjë të re e aq më tepër kur vetëm edhe tre ditë dhe mbahet Seanca Konstituive e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Lideri i Vetëvendosjes kishte thënë para dy javë se me caktimin e datës së mbajtjes së seancës, presidenti iu kishte dhënë më shumë kohë se që ju duhet për të arritur marrëveshjen.
“Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë, sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori. Unë shpresoj që na ka dhënë më shumë kohë se që na nevojiten. Dhe ne po bëjmë maksimumin që kështu do të jetë, mirëpo po e theksoj që për sa i përket rezultateve konkrete do t’i keni ato… Jemi marr vesh që të vazhdojmë shpejt drejt marrëveshjes, sepse populli ka vendosur ashtu. Nuk është këtu çështja e pleqësimeve të ndërsjella sa është një domosdoshmërie që na e ka imponuar 6 tetori”, kishte thënë Kurti më datë 12 dhjetor.
E prej atëherë ka vetëm vendnumërim. LDK kërkon me çdo kusht postin e presidentit në marrëveshje, e VV insiston që kjo të flitet më vonë ose të shkohet me kandidat konsesual.
Për t’i bindur të dy palët në Koosvë erdhen edhe deputetë gjermanë. Ata thanë se presin shpejt një marrëveshje.
Sot ndërkaq nuk është paraparë as ndonjë takim.
Madje, lideri i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dha sinjale interesante në një manifestim në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të LDK-së.
“Jemi subjekte pothuajse të barabartë me një diferencë prej një deputeti, le ti lexojë qartë rezultatet sepse ne po i lexojmë qartë rezultatet”, ka thënë Mustafa.
“Kemi qenë të bindur se do ti fitojmë zgjedhjet. Kemi mbetë me një deputet mbrapa partisë që ka dalë e para në këto zgjehdje, ne vlerësojmë votën e qytetarëve dhe i mbetemi besnik kësaj vote. Si rezultat i zgjedhjeve të fundit LDK ka treguar vullnet të qeverisë me Vetëvendosje dhe të ndajë përgjegjësitë për qeverisjen e shtetit. Pjesëmarrja në një qeverisje të tilë kemi vlerësuar të jetë në harmoni me besimin që kemi marrë në këto zgjedhje. Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshje me VV, që i siguron Kosovës një qeveri stabile, 4 vjeçare. Në përpjekjet tona për të arritur marrëveshje, jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike për kulturën politike dhe të kaluarën, por po bëjmë përpjekje të gjejmë rrugë të jemi bashkë në qeverisje. T’i trajtojmë të gjitha pozitat dhe të sigurojmë një balance shtetëror që ti kontribojmë demokracisë së shtetit”, ka thënë ai./reporteri.net/