×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja i kujton Zaevit kur thoshte, Kosova është zemra e Serbisë, shikoni si përgjigjet ai

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 13:56

    Kryeministri në largim Zoran Zaev pati një intervistë për emisionin “Direkt” në televizionin serb TV Pink, ku foli për situatën në rajon, shqiptarët në Maqedoni, Marrëveshjen e Prespës … Ai u zu ngusht kur u pyet për deklaratën e tij para se të vinte në pushtet që kishte thënë se Kosova është zemra e Serbisë.


    Në një moment, nikoqirja i kujtoi atij një nga deklaratat e tij.

    Në intervistën tuaj të parë për “Kurir” serbe ju thatë se “Kosova është zemra e Serbisë”. A është Kosova zemra e Serbisë ?, pyeti zonja.

    Në këtë ai u mundua të dalë nga situata duke përdorur fjalor diplomatik, duke thënë se historia e Serbisë është e lidhur me Kosovën.

    “Është e qartë për mua. Por në të njëjtën kohë edhe për ju, udhëheqjen serbe, e të gjtihë qytetarët e Serbisë se ky problem ekziston dhe ai duhet të zgjidhet. Pse? Që Serbia të ecë përpara. Për ta çuar Kosovën përpara. Që të gjitha vendet e rajonit të ecin përpara, problemet duhet të zgjidhen. Nuk ishte e lehtë për mua, megjithëse ishte një çështje krejtësisht tjetër krahasuar me problemin e Kosovës që ekziston akoma. Por ai ekzistoi për 27 vjet dhe në fund u desh të pranonim. Unë besoj se përmes dialogut do të gjendet një zgjidhje, në fund të fundit, qëllimi është që të gjithë të jemi pjesë e familjes europiane”, tha Zaev. /reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=134&v=5xRFusndZSo&feature=emb_logo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!