Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se nuk duhet të konfrontohemi, pasi Kosova dhe Shqipëria kanë një popull. Me këtë deklaratë, ai siç duket iu është referuar atyre që i kanë dalur kundër Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama për ‘mini-shengenin’.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter, Kurti ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim.
“Parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiralon kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se për dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini-Shengenit rajonal.
Mospjesmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do të dëmtojë shtetin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.