Grindja dhe mosmarrëveshja që kishte ndodhur për shkak të një frizure të një djali të vogël te një berber, rezultoi me të shtëna armësh, ka njoftuar policia amerikane.
Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur se te berberi në Houston të Teksasit, kishte pasur mosmarrëveshje dhe grindje rreth asaj se si berberi ia kishte prerë flokët djalit të një burri.
I pakënaqur me frizurën që ia kishte bërë, ai kishte shkrepur tre plumba në drejtim të berberit dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.
Por, policia amerikane ka bërë të ditur se është vënë pas sulmuesit, kurse berberi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ku pas tretmanit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.