Policia e Kosovës, me rastin e festave të fundvitit, në kuadër të projektit “Urime 2020”, ka organizuar një pikë kontrolli ku u kontrollua siguria e fëmijëve në automjet.
Policia e Kosovës ka realizuar një pikë kontrolli ë afërsi të shkollës fillore “ Faik Konica” në Prishtinë ku janë ndaluar për kontroll vozitësit me pasagjerë fëmijë, shkruan Reporteri.net
Më këtë gjest ata u munduan që sado pak t’i vedisojnë vozitësit, duke ju dhuruar dhurata fëmijëve pasagjer. Kjo për shkak se brenda dhuratave përveç se ka pasur lodra dhe gjëra ushqimore, ka pasur edhe broshura informuese në lidhje me sigurinë në komunikacion.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i vozitësve për sigurinë e fëmijëve pasagjerë gjatë vozitjes në automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.