×
  • Lajme
  • Lajme

    VV uron ‘me fjalë të mëdha’ LDK-në për 30 vjetorin e themelimit

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 16:04

    Lëvizja Vetëvendosje e ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për 30 vjetorin e themelimit të partisë. Madje, si asnjëherë më parë, VV e ka përmendur Ibrahim Rugovën si themelues të saj.


    Albin Kurti është njohur si politikan i cili vazhdimisht ndër vite ka mbajtur qëndrime kritikuese ndaj ish-presidentit Rugova, dhe për këtë arsye ende nuk e ka vizituar as varrin e tij.

    “Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta.

    Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.

    Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit” thuhet në urimin e Vetëvendosjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!