×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamjet, lumi Vjosa del nga shtrati për shkak të reshjeve

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 16:05

    Reshjet intensive të dy ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në lumin Vjosa.


    Mësohet se sot në mesditë lumi ka dalë nga shtrati pranë pazarit të vjetër në urën e Mifolit.

    Niveli i ujit raportohet të jetë 6.34 metra. Deri më tani nuk rrezikohen fshatrat përreth.

     

    Ekspertët thonë se do duhet që niveli i ujit të shkojë në mbi 8 metra për t’u përmbytur fshatrat përreth.

    Mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e motit dhe prurjet e lumit nga Greqia. Shtabi i emergjencave në Vlorë është duke ndjekur nga afër situatën. Lapsi.al sjell video të xhirurara disa minuta më parë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!