×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembull i mirë: Suhareka e Rahoveci ua lëshojnë vendparkimin e komunës veturave të mërgimtarëve

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 16:51

    Komuna e Suharekës dhe ajo e Rahovecit kanë marrë vendim një vendim të mirë në kohë festash kur mërgimtarët vijnë në Kosovë për të festuar me të afërmit e tyre.


    Këto dy qytete kanë vendosur që vendparkimi i Komunës të lëshohet për veturat e mërgimtarëve për një muaj, shkruan Reporteri.net.

    “Deri më 20.01.2020, vendparkimi në oborrin e komunës do të jetë i shfrytëzueshëm për mërgimtarët tanë, të cilët do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre administrative. Ne jemi në dispozicion si institucione që t’i ofrojmë shërbimet brenda kornizave ligjore” ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Facebook.

    Edhe kreu  i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkruar se parkingu i komunës do të jetë i mërgimtarëve deri më datën 17 janar.

     Postimi i tij:

    Me rastin e festave të fundvitit, ju urojmë mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve që kanë ardhur e po vijnë në vendin tonë!

    Andaj, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të përshtatshme për ta dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, unë si Kryetar i Komunës, lëshoj këtë:

    U R DH Ë R E S Ë

    Urdhërohen, drejtorët e drejtorive dhe të gjithë punonjësit e Administratës në komunën e Rahovecit, të cilët udhëtojnë me vetura personale, që nga data: 24 dhjetor 2019 deri me datë: 17 janar 2020, të mos i parkojnë veturat në oborrin e Komunës, për shkak të fluksit të mërgimtarëve të cilët vijnë në Komunë për ti marrë shërbimet e tyre.

    Urdhërohet punonjësi i portës, që mërgimtarëve të cilët hyjnë në oborrin e Komunës me tabela të huaja dhe atyre të cilët kanë vetura private (me qira, të cilët identifikohen me ndonjë dokument përkatës që janë mërgimtarë), t’iu sigurohet parkingu falas në periudhën e cekur në pikën 1 të kësaj urdhërese.

    Mërgimtarët janë pjesa jonë e çmuar të cilët ndër vite kanë kontribuar për luftën, për lirinë dhe për mirëqenien tonë socio-ekonimike, e ardhja e tyre i jep vlerë e jetë këtij vendi.

    Urime festat e fundvitit dhe kalofshi pushime të mira në Kosovë!

    Faleminderit!

    SL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!