Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar përmes emailit nga një person me emrin Shkelzen Nokaj.
I njëjti person siç merr vesh Insajderi, ka shkuar sot rreth orës 11:45 edhe në objektin e komunës, duke kërkuar takim me Ahmetin.
Burime të gazetës brenda Prokurorisë kanë treguar se Nokaj, ka pasur konflikt verbal edhe me policët e sigurimit në komunë.
Pas përplasjes verbale, personi i dyshuar për kërcënim është larguar nga komuna, shkruan Insajderi.
Kërcënimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.