Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në adresimin e tij në Kongresin e SHBA-ve me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Aleancës, tha se Republika e Maqedonisë Veriore, me mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve aleate, së shpejti do të bëhet anëtari i 30-të i Aleancës Veriatlantike, transmeton Reporteri.net.
“Republika e Maqedonisë nënshkroi protokollin për anëtarësim këtë vit dhe me mbështetjen tuaj së shpejti do të bëhet anëtari i 30-të, por dyert e NATO-s mbeten të hapura dhe ajo që filloi në vitin 1949 me 12 anëtarë ishte një forcë për paqen, një aleancë në të cilën të tjerët duan të bashkohen. Kjo tregon suksesin historik të NATO-s”, tha Stoltenbeg ndër të tjera.
Ndryshe e themeluar 70 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.