Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një sasi prej 6 kg droge. Sipas mediave italiane, kokaina e sekuestruar nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 1 milion e gjysmë Eurove.
Karabinierët kanë ushtruar kontroll në tragetin e cila vinte nga Livorno ku udhëtonte shqiptari së bashku me partneren e tij dhe vajzën.
Ata u u bënë dyshues, pasi 43 vjeçari shqiptar u bë nervoz teksa ata nisën të kontrollonin makinat që po zbrisnin nga trageti që mbërriti në Golfo Aranci. Gjatë kontrollit në automjet karabinierët gjetën 6 kg kokainë dhe 16 gramë heroinë. Në pranga ra shqiptari me inicialet B.O, ndërsa partnerja e tij rumune dha vajza u lanë të lira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.