×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci befason Isa Mustafën, ky është urimi që i dërgon për 30 vjetorin e LDK-së

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 20:07

    Isa Mustafa sot si kryetar i LDK-së mund të ketë marrë urime të shumta për 30 vjetorin e partisë së tij.


    Por kreu i LDK-së padyshim se do të befasohet kur ta marrë vesh se një urim atij ia ka bërë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Reporteri.net.

    Lladrovci, i cili vjen nga radhët e PDK-sëi ka uruar LDK-së realizimin e synimeve themelore, të cilat, sipas tij, kanë rezultat angazhimin në shtetndërtim të Kosovës.

    Postimi i tij:

    I nderuari z. Isa Mustafa,

    Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Urime, gëzuar!

    Ramiz Lladrovci

    https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10218973166594157

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!