Edhe pse Kosova gjendet pa qeveri, kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk i ka penguar që ta ftoi presidentin serb, Alkesandër Vuçiq në Shqipëri, me qëllim të jetësimit të projektit të ashtuquajtur “Minischengen”, që sipas tyre do të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik në rajon.
Vizita e Vuçiqit në Tiranë dhe privilegjimi i Ramës që i bëri presidentit serb në njërën anë, diskutimi për të ashtuquajturin “Minischengen” pa Kosovën (që presidenti Thaçi e bojkotoi), si dhe fjalori i rëndë që përdori ndaj politikanëve kosovarë, ku kulmi ishte, kur e quajti Ramush Haradinajn gënjeshtar, ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ndërsa Haradinaj thotë se “Minishengeni” po bëhen për të nënshtruar Kosovën, kurse ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka dekalruar se “Minischengeni” synon defaktorizimin e Kosovës, çka i bëri thirrje gjithë shqiptarëve ta kundërshtojnë.
Përkundër reagimeve të mëdha, është ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, që vije nga Kosova që nuk e ka thënë asnjë fjalë për mbajtjen e takimit për “Minischengenin” në Tiranë.
Cakaj nuk ka bërë asnjë reagim as në mediat shqiptare e as ato kosovare, poashtu nuk e ka shkruar asnjë status në rrjetet sociale, as në Facebook e as në Instagram, pra nuk ka ende asnjë deklaratë të tij të vetme, as për këmbëngulësinë e shefit të tij Rama për “Minischengeni”, as për fyerjet që i bëri politikanëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Çfarë kishte thënë Cakaj për “Minischengenin”
Por Cakaj para mabjtjes së takimit në Tiranë, ishte deklarauar për “Minischengenin”.
Në tetor të 2019-tës, Cakaj kishte deklaruar se “MiniSchengeni” brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka për qëllim heqjen e barrierave kufitare dhe burokracive për të rritur kapacitetet e tregut ekonomik.
I pyetur nëse heqja e këtyre barrierave kufitare do të ndodhë edhe mes Serbisë dhe Kosovës, Cakaj tha se ky është qëllimi përfundimtar i këtij “Minischengeni”, por që nuk pritet që kjo gjë të ndodhë nesër.
“Ai është një qëllim përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës, por që nuk mund të ndodh dot që nesër”, kishte deklaruar Cakaj.
Kurse në një intervistë dhënë në muajin nëntor të këtij viti, Cakaj kishte premtuar se projekti i një “Minischengeni” mes shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do të krijohej pa Kosovën.
“Ishte iniciativë për të cilën ishin të informuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor (Minischengeni). Parim është që në asnjë rrethanë të mos ketë marrje të masave apo detyrimeve konkrete në raport me lehtësirat që po planifikohet të ndodhin, ku përjashtohet Kosova. Shqipëria e ka të qartë vijën e kuqe, e ajo është Republika e Kosovës. Tirana zyrtare e sheh rajonin me sytë e Kosovës dhe flet me zërin e Kosovës, por jo në emër të saj sepse mund të ketë qëndrime të pavarura”, kishte thënë Cakaj. /Reporteri.net/.