Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i shtriu sërish dorën kreut të PD, Lulzim Basha, ky i fundit i është përgjigjur teksa kthehej nga Thumana, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Basha thotë se vendi ndodhet në një krizë të plotë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.
Sipas Bashës, zgjidhja e kësaj krize duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të pasur një qeveri të përgjegjshme.
“Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Rruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë. Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit”, ka deklaruar Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.