Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje më në fund i është kthyer punës pas gripit, dhe nga një konferencë paralajmëroi masat që do të ndërmerren deri në mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Haradinajt.
Ai ka thënë se që nga nesër do të nisin takimet nëpër komuna, të cilat do të shërbejnë për të shkuar drejt protestave qytetare dhe mocionit, shkruan Reporteri.net.
“Me këto tubime nëpër komuna gjithandej Kosovës shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit në Kuvend që e largon këtë qeveri dhe mundëson zgjedhjet e parakohshme demokratike për ndryshimet e dosmosdoshme politike, ekonomike e shoqërore”, ka thënë Kurti.
Duke e quajtur këtë nismë si “Kundër PANHajnisë”, deputeti kundër në një formë i ka dalë kundër taksës pasi, sipas tij, kjo nuk duhet të shërbejë si legjitimin i zhvatjes dhe keqqeverisjes.
“Taksën e vendosën 10% e mandej 100%, pa plan, pa strategji, pa papërllogaritje e pa mbikëqyrje të zbatimit, në vend se të marrin vendim për reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë, nga i cili hoqën dorë. Sidoqoftë, tash që Vuçiqi na kushtëzon kurrsesi nuk bën të hiqet kjo taksë, ama nuk pranojmë që në emër të kësaj takse të legjitimohet zhvatja e keqqeverisja”, ka shtuar kreu i VV-së.
Ndryshe, për një kohë të gjatë Albin Kurti ishte deaktivizuar nga takimet dhe protestat, e cila metodë e simbolizonte atë dhe VV-në./Reporteri.net