Kosova mbajti zgjedhjet më 6 tetor 2019, pas 1 muaji u shpall rezultati final me Albin Kurtin (LVV) forcë e parë dhe Vjosa Osmanin (LDK) forcë e dytë. Negociatat nisen heret për formimin e qeverisë së re por ato nuk po përmbyllen, pasi ata nuk bien dakord se kujt i takon posti i Presidentit. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një intervistë për “Abc News” tha se nëse LDK-ja nuk terhiqet nga kërkesa për Presidentin vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Gjithashtu ajo shprehet se është hapur çështja e presidentit duke theksuar se nuk ka si qëllim të merren më këtë çështje.
“Qëndrimi ynë është të mos flasim për çështjen e presidentit. Kjo kërkesë nuk ka mbështetje nga qytetarët dhe nëse nuk tërhiqen nga kjo kërkesë, e vetmja alternativë mbeten zgjedhjet”, tha Haxhia.
Gjithashtu ajo theksoi se LDK duhet të këtë vullnetin për të bërë një koalicion me Vetëvendosjen dhe nëse nuk do të ndodhë alternativa mbeten zgjedhjet.
“Vullnetin që ka Vetëvendosje për të bërë koalicion duhet ta ketë edhe LDK. Koalicioni duhet të niset me mirëbesim ndërmjet të dyja palëve. Ne do të angazhohemi që ta jetësojmë vullnetin e qytetarëve, por nuk përjashtojmë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës. Duhet të shohim dhe alternativat që janë për të bërë koalicionin, u shpreh deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. /abcnews.al