Që nga viti i kaluar qytetarët e Kosovës kanë mundësi të dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë në trafik.
Policia e Kosovës në korrik të vitit të kaluar pati lansuar ueb-faqen e saj, ku me të dhëna qytetarët mund të shohin nëse kanë gjoba trafiku.
Të dhënat që duhet t’i shënoni janë shumë të thjeshta, pasi duhet vetëm emri, mbiemri, data e lindjes dhe numri personal.
Duke klikuar KËTU ju mund të shihni nëse keni ndonjë gjobë të papaguar.
Ndërkaq kujtojmë se Policia e Kosovës që nga viti i kaluar ndalon qytetarët edhe nëpër pikat kufitare, në rast se nuk i keni të paguara tiketat e trafikut.
E sa i përket gjobave, Policia është shumë dorë lirë ku vetëm 24 orët e fundit ka shënuar mbi 1100 tiketa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.