×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa tregon nëse do të takohet sot me Kurtin

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 14:23

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë ftesë nga kreu i VV-së, Albin Kurti për takimin e radhës.


    Ai ka thënë se kurdo që e thërret Kurti, është i gatshëm të ulen dhe të bisedojnë.

    “S’mund të them tash diçka, nëse z. Kurti lajmërohet ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë”, tha Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Mbetet të shihet nëse sot gjatë mbrëmjes do të takohen dy liderët për të diskutuar lidhur me arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisë.

    Është pozita e presidentit që po mbanë peng arritjen e kësaj marrëveshje, pasi LDK po e kërkon me ngulm, por që VV nuk po lëshon pe. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!