×
  • Lajme
  • Lajme

    Indikacione se marrëveshja është arritur, aktivistët e VV-së “festojnë” në Facebook

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 14:43

    Po vazhdojnë edhe sot përpjekjet mes LVV-së e LDK-së për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.


    Derisa në media u raportua se të dy krerët e partive, do të takohen në ora 13:00, pak minuta më pas kjo u mohua nga zyrtarët e të dy partive, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë  që kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes urgjente të Kryesisë tha se po e pret Albin Kurtin që t’i bëjë ftesë për takimin e radhës.

    Derisa ende nuk dihet nëse të dy liderët do të takohen sot, aktivistët e VV-së kanë filluar që të mobilizohen në rrjetet sociale. Ato po bëjnë statuse “Qeveria Kurti” duke dhënë kështu indikacione se marrëveshja është arritur.

    Kujtojmë se të enjten, në ora 15:00 do të mbahet  seanca konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!