×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili nënshkruan kontratën për furnizim me terapi për Sklerozën Multiple

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 16:41

    Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismajli, ka bërë të ditur se sot për herë të parë ka nënshkruar kontratën e parë për terapi, në mënyrë që të prekurit nga Skeroza Multiple, të trajtohen në mënyrë të duhur.


    Gjithashtu, Ismajli ka theksuar se këtë terapi tani e tutje qytetarët mund ta marrin falas, shkruan Reporteri.net

    “Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Ismajli.

    Për më tepër Ismajli ka theksuar se është në procedur e sipër blerja e terapiës së Ocrelizumab-it.

    “Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale”, ka shtuar ai.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!