×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja mes disa personave në Pejë, shikoni se si gruaja e moshuar hyn në mes turmës për t’i ndarë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 18:57

    Një rrahje mes disa personave ndodhi pasditen e djeshme në rrugën ‘Adem Jashari’ në qytetin e Pejës.


    Të përfshirë në këtë rast ishin disa persona të moshave të ndryshme, teksa të dyshuarit kanë sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, ku edhe janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka identifikuar dhe arrestuar personat:

    P. A. lindur në vitin 1986 m.k.sh.

    Q. A. lindur në vitin 1997 m.k.sh.

    J. A. lindur në vitin 1996 m.k.sh, ndërsa personi i katërt i përfshirë në këtë rast është në kërkim për t’u arrestuar.

    Dy viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor, teksa më pas edhe janë intervistuar nga hetuesit.

    Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet rrahja e ndodhur në Pejë, ku një grua e moshuar nuk hezitoi që të tentonte t’i ndante personat që po rriheshin.

    Ajo shihet teksa hy mes të përfshirëve në këtë rrahje, duke u munduar që të parandalonte këtë rrahje të bëhej edhe më e madhe.

    Janë të rralla kur njerëzit hynë në mesin e një rrahje, pasi rreziku është gjithnjë mjaftë i madh, por siç duket kjo grua rrezikoi veten duke tentuar t’i ndante të përfshirët në këtë sulm fizik. /Indeksonline

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!