×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Për 60 sekonda arrihet marrëveshja, nëse nuk përfshihet çështja e Presidentit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 21:22

    Nënkryetari i Vetëvendosjes njëherësh deputet i kësaj partie Glauk Konjufca sonte në Debat Plus ka thënë se negociatat me LDK-në kanë mbet peng shkaku i kërkesës për Presidentin.


    “Krejt negociatat kanë mbetë peng kur kemi ardh tek çështja e presidentit të cilin e ka hap LDK, e jo ne.

    Është gabim qysh po e shoh tendencën që me pozicionu përgjegjësi të barabartë në këtë që nuk po arrihet si marrëveshje. VV e ka krejtësisht jashtë postin e presidentit’’, ka thënë ai.‘

    ’LVV nuk e kërkon presidentin, merrne fjalën si të mirëqenë, as kryeministrin, e kemi fitu me meritë. Jemi pajtu me vendos me kritere. Ajo që ka qenë para zgjedhjeve, ka qenë para zgjedhjeve. Ka një ngecje në një pikë specifike, psh imagjioni një situatë pozicionin e presidentit jashtë korinizës së marrëvshjes, Për 60 sec bëhet marrëveshja. Këtu kemi ngec’’ ka thënë Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!