×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferi bën tejkalim të rrezikshëm në Prizren, shpëton nga aksidenti për “një fije floku”

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 9:01

    Një shofer ka rrezikuar disa jetë njerëzish në komunën e Prizrenit.


    Në një video që ka siguruar Indeksonline shihet se si një veturë bën tejkalim të rrezikshëm në një fshat të Prizrenit.

    Në video shihet se vetura lëviz në anën e kundër dhe për “një fije floku” i shpëton përplasjes me një veturë të tipit “Picap”.

    Ndonëse në rrugë nuk ka pasur komunikacion të ngarkuar, në pamjet e siguruara shihet se si tri vetura shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!