Haxhi Avdyli, i cili ka fituar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit postin e deputetit, i ka bërë thirrje kreut të parties Isa Mustafa, që sot të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje me VV-në.
Ai thotë se nëse nuk ndodh kjo, zhgënjimi qytetar i nesërm mund t’i hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në momentin kur jemi 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e VV-s më shumë të mendojnë si qytetar i Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar partish.
Më shumë të takohen me punëtorë të sektorit privat, me arsimtarë e studentë, me mjekë e pacientë , me bujqë e biznesmenë e më pak dësgojnë jurishnikët partiakë, militantë, servil e karrierista që më shumë kanë hallin e vetes e klanit se sa hallin e shtetit.
Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse behemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesesimi e bashkëpunimi afatgjatë.
Sepse ai guri (posti i Presidentit) mbetet vetëm një mjet për të larguar malin e gurëve e shkëmbinjëve të keqqeverisjes së kaluar e fushave të minuara nga ata. Koha është sot që Isa Mustafa ,Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye.
Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësve të zgjedhjeve të 6 tetorit që veq në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10217933769393479