×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje monstruoze në Mal të Zi: 20 vjeçari nga Kosova dënohet me 20 vjet burg

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 14:25

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 20 vjet burg për 20 vjeçarin Sinan Imeri, me prejardhje nga Kosova nën akuzën për vrasjen e një 13 vjeçari në Berane të Malit të Zi, shkruajnë mediat malazeze, njofton Reporteri.net.


    Vrasja raportohet se ka ndodhur vitin e kaluar në zonën e Beranes. Në fillim, prindërit e 13-vjeçarit raportuan zhdukjen e tij më 14 tetor.

    Familja Imeri që iku nga Kosova dhe u vendos në Berane, mori pjesë në kërkimet masive për 13 vjeçarin.

    Trupi i tij u gjet i zhveshur në brigjet e lumit Lim, dy ditë më vonë. Ai kishte lëndime të dukshme në trupin e tij dhe një këmishë të lidhur rreth qafës. Rrobat e djalit u gjetën në breg, të thata dhe të shpërndara. Ishte menjëherë e qartë se bëhej fjalë për një vrasje dhe babai i djalit konfirmoi dyshimin.

    Menjëherë pas zbulimit të trupit, në Berane u arrestua Sinan Imeri, atë kohë 19 vjeçari nga Kosova, i cili u pa për herë të fundit me viktimën. Dyshohet se në ditën fatale, ai fillimisht e goditi fëmijën dhe më pas e ngulfati me këmishën që e kishte veshur.

    https://www.youtube.com/watch?v=WyOWMzzKYqE

    20 vjeçari nga Kosova pranoi krimin dhe në gjykatë shpjegoi se si kishte ardhur deri te ngjarja.

    Ndërsa në rrëfimin e tij, Sinan Imeri shpjegoi në detaje se çfarë i parapriu vrasjes, ai tha se djali i vrarë dëshironte të bënte seks oral.

    “E bëra pa e ditur pse. Unë u zemërova me të. Ai më mërziti. Ai kërkoi diçka nga unë që nuk doja t’i jepja. E lashë ta bënte një herë, dhe ai e dëshiroi përsëri. Për shkak të atij insistimi, unë rrëmbeva një këmishë të vjetër, të hedhur poshtë dhe ia mbështolla rreth qafës. Pastaj e hodha në valët e Limës. E pashë duke u fundosur, pas së cilës u largova – tha Imeri. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!