Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nëpërmjet shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Francë.
MPJ gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë të ditur detajet lidhur me rastin e vdekjes së dy fëmijëve, të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire.
“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe institucioni që udhëheq e ka marr me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Andaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre.
Ministri Pacolli, në këto momente të vështira shpreh gatishmeri se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët e viktimave “- thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme..
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.