×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: LDK-së ia japim presidentin nëse na japin MPB’në

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 18:58

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një video me anë të të cilës tregon pse u bllokua marrëveshja me LDK-në.


    Ai ka thënë se në seancën e nesërme do të shkojnë pa dakordancë me partinë e Mustafës, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, Kurti ka thënë se deri këtu erdhi pasi LDK-ja ia refuzoi ofertën e parmbrëmshme, ku përfshihen tri pika. E një ndër to, ishte edhe rikthimi i MPB-së tek VV-ja në këmbim të postit të presidentit.

    “Pika e dytë: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër të bëjmë premtimin, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!