×
  • Lajme
  • Lajme

    Acarimet e fundit, LDK-ja mbledh urgjentisht Kryesinë e partisë

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 21:17

    Përplasjet e fundit në mes të VV-së e LDK-së kanë sjellur reagimin e strukturave të kësaj të fundit.


    Reporteri.net ka marrë vesh se mbledhja urgjente e Kryesisë do të mbahet nesër në mëngjes.

    Lajmin e ka konfirmuar një anëtar i Kryesisë së kësaj partie, duke thënë për Reporterin se temë do të jetë pikërisht përplasja e fundit.

    Ndërkohë, VV-ja nuk ka konfirmuar ndonjë takim të partisë, ani pse seanca konstituive do të mbahet nesër.

    Ndryshe, sonte Kurti tha se negociatat kanë dështuar, ndërkohë që Mustafa iu përgjigj duke thënë se për LDK-në nuk vlen ky dështim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!