Lidhja Demokratike e Kosovës para seancës konstituive të Kuvendit do të mbajë mbledhje të Kryesisë së partisë.
Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka shkuar në zyret e partisë, shkruan Reporteri.net.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së, vije pas dështimit që marrëveshja me VV-në të realizohet para seancës konstituive të Kuvendit.
Kërkesa e LDK-së për postin e presidentit si dhe ministria e Punëve të Brendshme janë bërë “mollë sherri” për bllokimin e marrëveshjes. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.