Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pasi ka arritur në zyrat e LDK-së ka folur para mediave para nisjes së mbledhjes me kryesinë e partisë.
Ai ka thënë se nuk ka sinjale nga VV që para seancës të mbahet ndonjë takim.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.
Kjo parti nga ora 10:00 mbanë mbledhjen e Kryesisë ku pritet të diskutojnë për dështimin e marrëveshjes për lidhjen e koalicionit qeverisës me VV-në.
VV dhe LDK në seancën konstituive të Kuvendit që fillon nga ora 15:00 do të shkojnë pa arritur marrëveshje për koalicion. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.