Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka publikuar një grafikon ku tregohen shifrat alarmante të rritjes së çmimeve, emigrimit jashtë vendit dhe numrit të madh të aplikimeve për azil.
Haskuka ka thënë se nuk e di nëse ka mbetur ende dikush në LDK që do ndryshim, por që i ka porositur se presidenti nuk është prioritet emergjent, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Duhet ndryshim i madh
Tre grafikone të cilat tregojnë ku jemi katandisur si shtet e si shoqëri.
E para, tregon cmimet dhe të ardhurat në Kosovë. Cmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Luksemburg, Suedi, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Paramendoni cmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Luksemburg, ndërsa me të ardhura jemi 18 herë më të varfër se Luksemburgu.
E dyta, me emigrim jashtë vendit Kosova është e para në Evropë, nga viti 2007 ne kemi humbur 15,4% të popullatës, diku rreth 300,000 persona shumica të rinjë dhe të edukuar kanë ikur nga Kosova, me këtë trend Kosova do të mbetet pa të rinj dhe pa perspektivë.
E treta, numri I aplikimeve për azil në Evropë në vitin 2015, pas ikjes së LDK-së nga VLAN dhe formimit të qeverisë PDK-LDK, ndodhi një ikje masive ku sipas Eurostat, pas Sirise, Irakut dhe Avganistanit, Kosova ishte vendi I katër me kerkesat për azil në vendet Evropiane.
Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk kemi luksin edhe për një ikje massive, duhet të ndalet ky trend, për ndaljen e saj duhet ndryshim I madh, qeverisje me program, me reduktim drastic të ministrive dhe me focus në gjëra konkrete.
Presidenti nuk është prioritet emergjent. Prioritet është formimi I qeverisë që do të ndalë ikjen dhe të kthej shpresën. Me shpresë që në LDK ka ende të atillë që duan ndryshimin. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/mytaher.haskuka/posts/10157755174484451