Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas thirrjes së mbledhjes së kryesisë nga LDK para fillimit të seancës konstituive.
Ajo u ka bërë thirrje anëtarëve të LDK-së që të reflektojnë pasi që ende ka kohë për te fillimi i seancës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit.
Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.
Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.
Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.
Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.
E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.
Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.
Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.
Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti.
https://www.facebook.com/anagavci/posts/10157153133364620