×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së: Sot ka ardhë koha e Albinit, s’ka kthim prapa

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 12:14

    Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku, pak orë para seancës konstituive thotë se sot ka ardhë koha e Albinit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


    Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se kthim prapa nuk ka, por shton se është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Lëvizja VETËVENDOSJE! për këto pesëmbëdhjetë vite kaloi shumë sfida, fillimisht, jashtë institucioneve dhe pastaj edhe brenda. VETËVENDOSJE! ishte gjithmonë aty ku duhej të mbrohej interesi i qytetarëve.

    Pra, ishte një opozitë konsekuente, një komunitet i njerëzve që refuzonte të përkulej. Por sot, ka ardhë koha e Albinit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila gjithë këto vite shënoi vetëm rritje.

    Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti.

    Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri.

    Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, E JU?
    #qeveriaKurti

    https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3334542766618954

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!