×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është oferta 5 pikëshe e LDK-së për VV-në

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 13:15

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë i ka thënë VV-së se nuk kanë arsye të kthehen tek ndarja e ministrive se kjo çështje është kryer.


    LDK i ka bërë një ftesë 5-pikëshe VV-së së Kurtit, ku nuk heq dorë nga presidenti, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa tha në konferencë se nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së.

    Këtë deklaratë Mustafës e ka shpërndarë në Faacebook edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Postimi i Abdixhikut:

    Ftesë 5 pikëshe për LVV-në:

    1. Siq është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.

    2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

    3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.

    4. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

    5. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10156961431212759

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!