Kreu i LDK-së, Isa Msutafa, teksa ka folur për mundësinë që Vetëvendosje të propozojë sot Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për deputetët e LDK-së dhe gjithashtu edhe për Vjosa Osmanin.
“Ata kanë drejtë ta propozojnë kë të dojnë. Por edhe LDK ka qëndrimin e vetë, dhe ne nuk dëshirojmë që të hyjmë në realacione të koalicionit , përmes një propozimi që e bëjnë ata për një kandidat tanë. Një gjë të tillë besoj që s’do ta pranojë as vetë znj. Osmani dhe as deputetët e LDK’së. Ne votojmë vetëm nëse ata propozojnë kandidat të tyre, sepse ne kandidatët tanë i propozojmë vetë. Dhe ata s’munden me marrë rolin e LDK’së. E kam pa që kanë dëshirë të përzihen ne punët tona të brendshme. Por ne iu themi rrini larg LDK’së dhe silluni si partner. Ne nuk lejojmë që ata të na caktojnë kuadrat. Ne kemi vlerësim edhe për znj. Osmani , por këto çështje nuk bëhen ashtu”, ka deklaruar Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.