Kreu i VV-së, Albin Kurti, në videomesazhin e mbrëmshëm tha se partia e tij pranon që LDK ta propozojë presidentin, por nëse kjo e fundit ia jep Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi tha se është e rëndësishme ta udhëheq këtë dikaster qeveritar për ta luftuar krimin e korrupsionin.
Por këtë kërkesë e ka refuzuar LDK-ja, ku kreu i saj në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë tha se korrupsioni duhet luftuar së bashku, shkruan Reporteri.net.
“Korrupsionin duhet ta luftojmë bashkërisht. Nuk mundemi me nda një ministri për ambicie të një partie. Nëse e shohin këtë si pengesë se drejtorin e policisë në bazë të kushtetutës e zgjedh kryeministri dhe kjo nuk është asnjë pengesë që të mos ketë mekanizma ligjor me luftu. Nuk e shoh arsye që LVV është më e gatshme me luftu korrupsionin e LDK nuk është se edhe ne i kemi marrë 28 deputetë për me luftu korrupsionin e me zhvillu ekonominë qytetarët kanë besu qe e bëjmë këtë”, tha Mustafa.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga VV, pas ofertës së fundit pesë pikëshe që ia bëri LDK-ja. /Reporteri.net/.