×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, kryefamiljari gjobitet me 5 milionë pse e rindërtoi vetë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 13:40

    Shteti shqiptar ka gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra një kryefamiljar pasi ndërhyri për të riparuar banesën e tij të dëmtuar nga tërmeti në fshatin Shetaj të Durrësit.


    Kryefamiljari Ismet Shetaj, i cili kalon ditët dhe netët në çadër dhe në të ftohtë bashkë me 11 anëtarët e tjerë të familjes së tij, mes tyre edhe 4 nipërit e mitur.

    Ismeti rrëfen për Syri Tv se banesa e ndërtuar që në vitin 1985 iu dëmtua që prej tërmetit të 21 shtatorit, e përmes një dokumenti kreu i njësisë administrative deklaronte se banesa duhej riparuar. Tullat e lidhura me baltë dhe banesa pa kolona rrezikonte jetën e familjes Shetaj…

    Në kushtet kur askush nuk mori përsipër riparimin e banesës, Ismeti nisi të ndërhyjë përmes ndërtimit të kolonave, për të bërë shtëpi më të sigurtë për familjen e tij. Por kjo i solli problemin e rradhës, gjobën 5 milionë lekëshe dhe një urdhër gjykate se shtëpia duhet të shembet.

    Por gjoba ka ardhur në emrin e djalit të tij Florjanit….

    Tërmeti i 26 nëntorit e bëri edhe më të keqe situatën për 12 anetarët e familjes Shetaj. Ata deklarojnë se janë të harruar nga shteti, e se jetojnë me shumë vështirësi në çadër, në këto ditë të ftohta dimri.

    Ismeti pretendon se e gjitha është një hakmarrje personale e inspektorit të zonës së INUK, Ardian Halili. Ndërsa shprehet i vendosur në ndërtimin e shtëpisë, edhe nëse I duhet të përfundojë në burg…

    Ismet Shetaj apelon për ndihmë pasi kushtet financiare të kësaj familjeje janë tepër të këqija, çka ja vështirëson përfundimin e shpejtë të banesës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!