Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar zhvillimet e fundit nga negociatat e këtij subjekti me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pas ofertës së re për VV-në, Bahtiri ka kërkuar nga LDK që të gjejnë kurajon dhe të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Qytetarët po presin me padurim që kjo të ndodh, prandaj është domosdoshme që marrëveshja të arrihet tani.
Postimi i plotë:
Apeloj te Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari i LDK-së që për hir të qytetarëve, të cilët më 6 tetor kanë votuar me zemër për ndryshim, të gjejnë kurajë dhe ta arrijnë marrëveshjen për bashkeqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
Qytetarët po presin me padurim që kjo të ndodh, prandaj është domosdoshme që marrëveshja të arrihet tani.
Kërkesës time mendoj se i bashkëngjiten qindra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë në ankth dhe ne nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, pasi që qytetarët kësaj radhe kanë treguar vendosmëri për të dalë nga terri. Qytetarët na e kanë besuar qeverisjen, andaj ne duhet ta qojmë në vend vullnetin e tyre së bashku.
Për hir të qytetarëve, largimit të së keqes dhe kthimit të normalitetit në vend, apeloj të LDK-ja të heq dorë nga disa interesa momentale dhe ta nënshkruaj sot marrëveshjen. AB