×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti arrin në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 14:30

    Ka mbetur edhe gjysmë ore deri te mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës.


    Deputetët tashmë kanë nisur të mblidhen në objektin e Kuvendit të Kosovës për të qenë gati në seancën konstituive të paraparë të nis në ora 15:00.

    Aty tashmë ka arritur edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme dështoi të arrijë një marrëveshje për koalicion qeverisës me LDK-në, shkruan Reporteri.net.

    Në Kuvendin e Kosovës është parë të hyjë edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

    Ndryshe, LDK e VV u nisën për seancën konstituive pa arritur marrëveshje për krijim të institucioneve. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!