×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi kah qet flakë pro Vetëvendosjes: LDK’së i është prishur peshorja

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 14:46

    Flaka Surroi, motra e publicistit Veton Surroi, drejtoreshë e Grupit Koha, ka komentuar zhvillimet politike në mes të VV’së dhe LDK’së, duke i dalë në krah partisë së Kurit.


    Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, fajtor për situatën politike në mes të VV’së dhe LDK’së, të cilat nuk po arrijnë të pajtohen për koalicion qeverisës e ka lënë partinë e Isa Mustafës.

    Surroi duke aluduar në kërkesat e LDK’së për ndarje të pushtetit me VV’në, ka lënë të kuptohet se partia e Mustafës po kërkon më shumë se sa i takon. Ajo ka thënë se LDK’së i është prishur peshorja dhe duhet ta rregullojë atë.

    “Peshorja e LDK-së ka nevojë për bazhdarim”, ka shkruar Surroi. /reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!