Seanca konstituive e legjislaturës së re, e dalë në zgjedhjet e 6 tetorit pritet të fillojë pa marrëveshje koalicioni në mes të dy partive që kanë dalë të parat në zgjedhje, VV’së dhe LDK’së.
Të parët që kanë zënë vendet në sallën e Kuvendit kanë qenë deputetët e LDK’së.
Pas tyre në seancë kanë filluar të hyjnë edhe deputetët e rinj të VV’së.
Përbërja e Kuvendit tani nuk do të jetë si më parë. Në qendër do të jenë deputetët e VV’së, parti e cila ka dalë e para në zgjedhje.
Edhe pse kanë kaluar rreth dy muaj e gjysmë nga mbajtja e zgjedhjeve, VV dhe LDK nuk kanë arritur të gjejnë kompromisin dhe të mbëjnë marrëveshje koalicioni, edhe pse negociatat i kishin filluar edhe para zgjedhjeve.
Marrëveshja ka ngecur te çështja e presidentit të cilin po e kërkon LDK, ndërsa VV po refuzon të pranojë ta bëjë pjesë të marrëveshjes. /reporteri.net