×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca konstituive e Kuvendit

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 15:18

    Ka filluar në Kuvend të Kosovës, seanca konstituive e legjislaturës së shtatë.


    Mbledhja konstituive e legjislaturës udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri i zgjedhur. Kësaj radhe seanca do të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, si dhe deputetja tjetër e kësaj partie, Fjolla Ujkani.

    Fillimisht, kryesuesi kërkon nga një përfaqësues që të caktohet nga partitë politike në Kuvend për të bërë verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

    Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

    Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, derisa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

    Pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, që e përbëjnë kryesinë e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!