Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të fillojë seanca konstituive.
Haradinaj u shpreh se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë sot, dhe se përgjegjësia për këtë i takon Lëvizjes Vetëvendosje“Duhet me ndodhë konstituimi… Përgjegjësia e krijimit të institucioneve bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesat e ndërtimit të qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotin Kurti”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj deklaroi se nuk do të jetë deputet në këtë legjislaturë, por se ka ardhur vetëm në shoqërim të kolegëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.