×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi shkon në pauzë, deri në verifikimin e mandateve

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 15:49

    Në Kuvend të Kosovës është miratuar pika e parë e rendit të ditës. Me 111 vota për dhe asnjë kundër janë emërtuar anëtarët e komisionit për verifikim të mandateve. Derisa ky komision ka filluar punën, pjesa tjetër e deputetëve kanë shkuar në pauzë 15 minutëshe


    Mbledhja konstituive e legjislaturës po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Jahja Kokaj i ndihmuar nga deputetja më e re e zgjedhur, deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani.

    Në Kuvend të Kosovës fillimisht është miratuar pika e parë e rendit të ditës. Me 111 vota për dhe asnjë kundër janë emërtuar anëtarët e komisionit për verifikim të mandateve.

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë komision, LDK-ja deputetin Armend Zemaj, PDK-ja ka propozuar Ganimete Musliun, AAK-ja, Rasim Selmanajn, Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiq, koalicioni NISMA-AKR-PD Albulena Balaj-Halimi, koalicioni VAKT Rasim Demirin, Partia Liberale Egjiptiane Veton Berishën.

    Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

    Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, derisa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

    Pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, që e përbëjnë kryesinë e Kuvendit.

    Kujtojmë se partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vetëvendosja dhe LDK-ja në këtë seanca shkojnë pa marrëveshje për koalicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!