Në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.
Konjufca është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës me shumicë votash, përkatësisht me 75 vota Pro dhe 27 kundër, shkruan Reporteri.net.
Ndonëse gjatë ditës së djeshme njoftuan për dështimin e arritjes së një marrëveshje për koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka votuar kandidatin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit.
Kundër zgjedhjes së Konjufcës në krye të Kuvendit kanë votuar deputetët e PDK-së.
Duhet theksuar se kjo kandidaturë i bllokon negociatat LDK-VV, për shkak se posti i kryetarit të Kuvendit ishte në plan t’i takonte partisë së Mustafës.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nëse këto dy parti nuk arrijnë të mirren vesh për një marrëveshje për koalicionin qeverisës, atëherë LDK zgjedh të mbetet në opozitë, por ta votojë qeverinë e Albin Kurtit.
/Reporteri.net